KDNJ për ditën ndërkombëtare të romëve "8 prill": "Është bërë pak në integrimin e pakicave nacionale"
Në shenjë të Ditës së romëve "8 prill", Këshilli për të Drejtat e Njeriut (KDNJ), vlerëson se është punuar pak, në integrimin e pakicave në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, respketivisht në fushën e punësimit dhe çështjeve të tjera sociale.Këshilli për të Drejtat e Njeriut, për më shumë se një vit ofron ndihmë juridike falas, për qytetarët e nacionalitetit rom nga komunat e Bujanocit dhe Preshevës. Këshilla dhe ndihmë juridike, kanë marrë më shumë se 100 qytetarë romë, dhe me këtë rast, shihet kjartë, se në pakicën romë mbretëron shkalla e lartë e mos njohjes së të drejtave të veta dje ligjeve që i mbron nga diskriminimi.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut, thekson se në vitin në të cilin mund të hapen kapitujt 23 dhe 24 në përafrimin e Serbisë drejt BE-së, Serbia duhet të i përmbush obligimet ndaj pakicave nacionale./Titulli.com/